Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

"Jehonë Anadrinie"

Faqja 5 e 8 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:10 pm

Hazir LUTA

Nëpellgun e vjeshtës
Mbytesha
S'e dija kurrë
Çranvera
Që vjenë çdo herë

Verbërisht
Pata dëgjuar
Mitin përparajsën
S'ngjallej besimi në mua

Zoti më fali dhunti
Përmes syve të saj
Ta jetoj lumturinë

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:10 pm

Besa HOXHA - BEQIRI

ÇAST

Jeta kalon para syve të mi
Si ëndërr e humbur

Çastet zgjohen në kujtesë

Enigmë e pazgjedhur
Vetëm dashuria

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:10 pm

Hazir LUTA

KTHIMI

Nëpër gjurmët e ardhjes
Për te ti...
Ndjeva të therrurat e zemrës

Diellit ia ktheva shpinën
Perëndimin përballë
Po kthehem drejtë lindjes

Në lindje
Kthehem në lot
Që nesër në sytë e tu
Të varrosem

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:11 pm

Në vijim, për lexuesit e nderuar të temës "Jehonë Anadrinie", po e postoj parathënjen e librit të dytë të poetit dhe mikut tim e të Juaj Xheladin HANZA - "Ngjyrat e shkëlqimit", bashkë me një poezi...

Ju përshëndes të gjithëve...

Parathënie


Në qoftë se krijimi i poezisë i ngjan një odisejade, siç do të thoshte studiuesi ynë i mirëfilltë i poezisë bashkëkohore shqipe Agim Vinca, kurse odisejada është, siç dihet, një udhëtim i gjatë dhe i përcjellur me shumë peripeti, atëherë poeti është ai që kërkon atdheun e tij, njësoj si heroi legjendar i Homerit – Odiseu, që kërkoi Itakën.
Po cila është Itaka e çdo poeti?
Pa asnjë mëdyshje do të them; është bota shpirtërore e tij, që lehtë mund të ngacmohet nga një zhurmë, e cila prapa lë një gjurmë, madje, sado e vogël të jetë ajo, qoftë dhe vetëm një fishkëllimë, megjithatë, tejzat në thellësinë e tij, padyshim e detyrojnë atë, që ta shpalosë aty vetveten, e të përpiqet të zbërthejë perceptimin e rrjedhjes së saj, gjithnjë në kërkim të sublimes. Aty, mbi të gjitha, ai më së miri gatitë fuqinë e fjalës, sepse e njeh deri në rrënjë “Itakën e tij”.
Kështu, gjatë një udhëtimi odisejadesk nëpër botën e tij shpirtërore, edhe poeti ynë tanimë i njohur Xheladin Hamza, na solli para nesh librin e dytë poetik me titull mjaft domethënës “Ngjyrat e shkëlqimit”.
Përse ky titull? Apo, mos vallë poetit i erdhi nga një burim hyjnor?
Po, - do të pëshpëriste ai – atëherë kur:

“Fillimin dhe mbarimin e jetës
i përputha në një pikë
porsi një semazen...”

Semazeni - është personi i cili e ekzekuton apo praktikon Semanë, si teknikë mjaft e ndërlikuar.
“Semaja është manifestim i lëvizjes së trupave qiellor, ku udhëheqësi i Semasë, mentori; simbolizon diellin ose aksin e sistemit dinamik të Galaktikës, kurse semazenët, të iniciuarit, në lëvizje rrethore, simbolizojnë planetet, pra, kemi të bëjmë me një valle kozmike, për unifikim me kozmosin”. – thotë njohësi më i mirëfilltë dhe autokton i këtij riti tek ne, Fahredin Shehu.

Madje, derisa Rumiu për Semanë shkruan se:

“Shoh ujërat që vrushkullojnë nga gurrat e tyre
Degët, lisat që vallëzojnë si penduesit
Gjethet që me duar rrahin si muzikantë...”

..., vargjet e sipërtheksuara të tij, janë ndoshta një pasqyrim simetrik dhe plotësisht i përputhen një ritmi që reflekton afinitet inercioni, vargjeve të shkëputura të poetit Xheladin Hamza:

“Shpirtbardhët i merr me lehtësi
të përcjellur me muzikën hyjnore të semas
e të mbështjellur me aromë lulesh
të këputura nga kopshti i Edenit...”

..., andaj, thekson se:

“Tërë jetën dëshirova të bëhem semazen
kërcimtar i paepshëm i semas në shpirt të jem...”

..., sepse, poeti ynë është udhëtar i dëshirave të tija, të cilat ashtu si i shfaqen në mugëtirën e shtratit shpirtëror, ashtu të tilla ia do edhe zemra. Dhe se:

“butësisht si fëmijë do kapemi për dore
në sexhde bijmë para të Madhit Zot
se jemi udhëtarë të amshimit...”

Kjo lë të kuptojmë se Uni i poetit Hamza është shumë stabil dhe se në çfardo ndërrim kondite, ai prap është i lidhur shumë fortë me Universin Hyjnor – Perëndinë, pikërisht:

“aty ku engjëjt pa ndërprerë
zëshëm këndojnë
TEKBIRIN...!”

Duke shfletuar me kujdes faqet e librit dhe duke i medituar vargjet e shkruara nëpër to, do të na shpirtëzohet një ndjenjë lakmuese, brenda së cilës shtrihet dashuria, si maksimë më universale, e që shkëndijat e saja depërtojnë deri në thellësi dhe, shpeshherë, bëhen pjesë intime e jetës njerëzore, në këtë mes edhe të krijuesit.
Në këto shtigje edhe bota intime e poetit Xheladin Hamza, është e fshehur thellë, madje, do të thoja, shumë thellë dhe jo rrallëherë atë e ndrydhë, për ta shpalosur ndonjëherë vetëm nëpër ëndrra, siç shprehet në poezinë; “Ëndrrat e mia”:

“Lëri në qetësinë e shpirtit tim
se janë vetëm ëndrrat e mia
pjesë e jetës sime...”


Këto ëndrra janë valë të dashurisë njerëzore. Dhe meqë atyre nuk mund t’i ketë ikur askush, as poeti nuk do të tentojë ta provojë këtë, andaj ai i hap rrugë të dashurës së tij, duke i thënë:

“Bëhu e lirë
dhe lundro kah do
se shpirtin e kam
det të hapur
vetëm për ty...”

..., ndërsa zemra e tij për të është F o l e j a ku ajo me ëndje zbret dhe gjen prehje.
Megjithatë kur poeti disi vjedhurazi kthehet në vitet e hershme të rinisë, atë e mbështjellë një nostalgji, e cila thuajse ia vjelë ngadalë dhe një nga një gjethet e një kohe dikur të njomë. Ndonëse e di fort mirë se nga askush nuk do të merr ndonjë përgjigje, ai nuk heziton t’i bëjë pyetje vetes me një stili retorik:

“- Përse flokët më janë zbardhë?
- Ku ikën vitet e mia?...”

Pothuajse, si gjithë krijuesit shqiptarë, ashtu edhe poetin Xheladin Hamza, fati i Kosovës në zymtësinë e harkut më të errët të historisë, e kishte lidhur përherë me të, mirëpo, përveç në poezinë “Terrii i ballkanit”që kemi ca motive të stilit elegjiak, dy poezitë e tjera (Pavarsia dhe Luan Haradinaj), rrafshi motivor i tyre ka nota lirie e krenarie, dhe me një optimizëm guximtar, madje, do të thoja deri në gatitje për kushtrim të ri:

“Jeton Kosova, feston Shqipëria, gatitet Çamëria, hej...!”

Ndonëse, duke qenë i vetëdijshëm se opusi poetik i këtij vëllimi poezish ka dimensione edhe me të theksuara, si në aspektin motivor, ashtu edhe në atë meditativ, megjithatë në ketë recension (sigurisht sipërfaqësor), jam përpjekur i nderuari lexues, që sado pak të jap një pasqyrë, ku paraprakisht do të mund të orientohesh nëpër rrjedhën e valëve poetike që burojnë nga “Itaka” e poetit tonë Xheladin Hamza.
Ju merreni e shijoni si të doni, se tani e tutje janë tuajat!


Rahovec, tetor 2008. Miftar Kryeziu





E P I T A F

Mbi varrin tim
ku trupi do të më pushoj
p ë r j e t ë s i s h t
vargjet e mia do të jenë
trëndafilat më të bukur
p ë r t r i r j e j e

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:11 pm

Lexuesve të temës "Jehonë Anadrinie", po Jua prezentoj poetin e njohur edhe përtej kufijve shqiptarë, mikun tim të nderuar, Xhevdet BAJRAJ.

Është i lindur më 1960, në fshatin Panorc të Malishevës, pastaj bashkë me familjen, u shpërngulën në Rahovec. Aty kreu shkollën fillore dhe të mesmen, ndërsa studimet i vijoi në Universitetin e Kosovës.

Aktualisht, jeton në Meksikë dhe punon si profesor në Universitetin e Mexico City-t.

Ka botuar këto libra:
"Nënë preh guri", Prishtinë, 1988, "Ëmblemë e vdekjes", 1993, "Copë e humbur e parajsës", Prishtinë, 1998, "Reugo albanes" ("Lutja shqiptare")Mexiko Cyty, 2000, "Kur engjëjt qajnë", Tetovë 2002, dhe "Blues në qiellin e indianëve" , Tetovë 2003...

Veprat "Ëmblemë e vdekjes" dhe "Liri e tmerrit", Janë shpërblyer nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, si libra më të mirë të vitit të botuar mes dy Mitingjeve të poezisë...

Herëpashere, do t'i postoj pezitë e këtij poeti...KUR PIKIN

ËNDRRAT

Këngët e lëna nëpër kohë
Era i treti
Bashkë me zogjët

Ëndrrat e mbetura në qiell
Pikën në tokë dhe
Lule të ngjashme me ato në parajsë
Çelën nën flamur mbi varre

Hëna me ca arna në trup
U merr erë
Para se të ngjitet
Bjeshkëve të Nemura

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:11 pm

Xhevdet BAJRAJ

VARR NË ERË

Buzëqeshjet zënë në thua
Nëpër rrudhat e fytyrës
Dhe lotët gjithashtu

Dashuria ime për ty Rahovec
Ma jep të drejtën
Të më varrosin aty

O tek e fundit
Në një varg
As në tokë as në qiell
Më varrsoni në erë

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:11 pm

Besa HOXHA - BEQIRI

PAVDEKSHNËRIA

Thura vargjet
Në jetën e pluhurosur të ëndrrave

Çdo gjë tretet
Vetëm hija e fytyrës
Mbetet grimcë e pasqyrës së thyer

Jeta tjerr kohën e vet

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:11 pm

Xhevdet BAJRAJ

CA KOKRRA RRUSHI TË RAHOVECIT

Dua të vdes por pak më ndryshe se s'po vdes
Dua të shtrihem në një copë dhe Kosove
Para se t'i mbyll sytë
Dua t'i shoh e t'i marr me vete
Ca kokrra rrushi të Rahovecit

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:12 pm

NË LIRI

Ca re si tufa delesh kullosin
Ëndrrat që mbetën jetime
Me diell të përgjakur në sqep
Zogu rri mbi kulmin e ri
Të shtëpisë së vjetër

Nga molla mbi tavolinë
Një krimb i majmur m’i ngul sytë
Hap dritaren ndez cigaren
Ca njerëz ngrehin flamurin e porsalarë me gjak
Sikur duan ta peshojnë dhembjen e Ditës së Re

Poshtë në rrugë
Lirisë mbi biçikletë era ia ngre fustanin
Tek provon të ikë
Nga trimat e pasluftës që i janë vënë pas
Hipur mbi klithmat e Atyre që s’janë më

Hapi shishen me Tequila
Dielli u rrokullis prapa shtëpisë
Zogun e qepur në flamur e përkund era
Marr fotografitë e të vdekurve të mi
Vazhdojmë aty ku na ndërpreu pranvera...

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:12 pm

Rebele, më vjenë mirë se Ju pëlqyen poezitë e poetëve rahovecas...

Në vijim, po e postoj edhe një poezi të poeteshës BESA HOXHA - BEQIRI

MUZE I SHPIRTIT

Zhurmë e njerëzish
Mbysin vetminë

Koha tretet
Në lotët e pluhurit

Muze i shpirtit
Fjalë për ty

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:12 pm

Në vijim, po e postoj edhe një poezi të poeteshës BESA HOXHA - BEQIRI

MUZE I SHPIRTIT

Zhurmë e njerëzish
Mbysin vetminë

Koha tretet
Në lotët e pluhurit

Muze i shpirtit
Fjalë për ty

Pershendetie Z Agim Metbala!Si gjithmone jam shume kurioz per kete faqe letrare dhe çdo dite e hap ,panvarsisht se i kam lexuar poezite e hedhura u rikthehem perseri me kenaqesi.Lexova parathenien e librit te ri me poezi te poetit te mirnjohur Xheladin Hamza dhe po e pres me padurim leximin e plote te tij,per te cilin do kem dhe privilegjin qe librin do ta kem dhe ne bibloteken time personale fale perkujdesit te vete autorit Z Xheladin te cilit i jam shume mirnjohes.Me behet qejfi qe poetet e Rahovecit i kane kapercyer kufijte me krijimtarite e merituara te tyre ku do ne bote dhe kjo eshte nje gje e madhe.Ju uroj gjith te mirat dhe me pelqen shume harmonia qe kini me njeri tjetrin.Me respekt per ju dhe krijimtarine e te gjithe poetve qe na kini paraqitur.Qofsh njeri i nderuar .Me respekt miku juaj Riza Çato.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:12 pm

Hazir LUTA

FUTEM FLAKË E PRUSH DAL

Edhe varka ime
Rrëshqet lehtë mbi valë
Valë kujtimesh

Lehtë e lehtë
Zbres në atë buzë
Zjarr i rërës
Më djeg si prush

Mes dy kodrash
Rrëke shkoj
Me gjuhën gjarpër
Me gjuhën shpatë
N'shpellë të zjarrit
Futem flakë
E prush dal

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:13 pm

Xhevdet BAJRAJ

GJELLË SHQIPTARE

Ushtarët e armikut në Kosovë
Kishin many të pasur shqiptare

Në mëngjes
Qumësht nga gji të shqyer nënash
Dhe foshnje të palindura të ziera në zjarr shtëpish
Servirur me sy të zinj të kaltër apo ngjyrë kafe
Dhe nga një shishe lotë valë

Dikush kënaqej sall me nga një kokë të pjekur

Në drekë
Zemra të plasura të të gjitha moshave
Të ziera në lëng eshtrash në njërën anë
Dhe mish kurrizi të pjekur në gacë
Përcjellë me tru të fërguar fëmijësh
E sallatë klithmash spërkatur me uthull tmerri
Dhe nga një litër e gjysmë gjaku vashash të dhunuara

Dikush kënaqej sall me nga një kokë të pjekur

Në darkë
Mushkëri të zeza e të bardha
Aty këtu ndonjë veshkë
Mish fëmije të përzier me gjakun e nënave
Ca tul plake a plaku pjekur në hell
Njelmësuar me kripën që nxirrej nga loti

Dikush kënaqes sall nga një kokë të pjekur

Në meskohë
Bluanin vesh të majtë e të djathtë
Gishtërinj duarsh e këmbësh
Aty këtu ndonjë hundë të përgjakur
Dhe ëndrrat tona të thara në murin e pushkatimit

Dikush kënaqej sall me një kokë të pjekur

Piqnin e zienin në zjarr shtëpish
Hanin e pinin kafka shqiptarësh
Sikur të mos ishin njerëz
Sikur të mos ishin njerëz
Apo jo Zoto
Derisa vera i ktheu në etdheun e tyre
Kur u majmën nga vdekja

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:13 pm

Hasan KRASNIQI

ANALIZË

Ky është shekulli i njëzet

Studiuesit bisedojnë
Për t'ia bërë analizën sintaksore
Këtij shekulli

A mund t'ia bëjnë analizën
Kësaj fjale
Për një natë
E të mos gabojnë?

A mund t'i gjejnë
Gjymzyrët kryesore
(Kryefjalën e kallëzuesin)
E pastaj edhe gjymtyrët e dyta?

Po nëse gjatë rrugës
I vdesin gjymtyrët kryesore
Pa të cilat nuk mund të ekzistojë fjali
A duhet të heshtim prapë?

Mund të mashtrohemi si pula
Kur misrin e sheh në ëndërr...

Ky është shekulli njëzet
Po analiza sintaksore e tij
Cila do të jetë?...

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:13 pm

Sali BYTYÇI

BIJT E ABSURDIT

Bijt e Absurdit po kthehen në Prehistori
As nuk e dinë kur është natë
As nuk e dinë kur është ditë
As nuk kanë kokë
As nuk kanë bisht
As nuk kanë këmbë
As nuk kanë dorë
Lehin pa u ndalur
Njëzet e katër orë...

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:14 pm

Hasan KRASNIQI

VARGJEVE

Kur të linni
Udhën e jetës vazhdojeni

Mos upërkulni
Në ndërrime motesh

T'i këndoni tokës
T'i këndoni qiellit
Fëmijëve t'ua tregoni
Amanetin e ruajtur nëpër shekuj

Shpërtheni si rreze drite

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:14 pm

Budim BERISHA

RRUGORE

Renditja në mendime derdhet
Atdheu i gjakut në në enë
Me shkronja zanore erdhët
Zëri në grykë nuk shkelet

Veprojmë me fjalor lehtë
Koha e tashme gjërësisht flet
Nuk mjaftojnë as mijëra fletë
Madje besojmë se jemi betim

1963

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:14 pm

TË KËRKOJ NË BARDHËSITË
Budim Berishës

Dhe ti nuk ka nevojë të flasësh
Shesheve të dehura
Asnjë fjalë goje
Atelieja jote ka romane
Të pashkruara
Që presin lindjen
E brezit në agim...

Dhe ti vetëm hesht
E dora jote e djathtë
Me brushën magjike
Shëndosh zemrat
Spërkat kaltërt – kaltëri horizontit
Duke verbuar terrin
Pa mëshirë...

Dhe ti prapë hesht
Natën dielli ta rrezon ballin
Bardhësitë metaforat
Zbusin pëllumbat e egër
Kukuvajkat trembin
Dora e përgjakur në kapixhik
Çizmja e rëndë digjet
Përjetësisht largohet me terrin...

Në relief lakohet emri yt
Unë të shoh në bardhësitë e qiellit
Atje, atje të kërkoj miku im...

26.09.2003

P.S: Dora e përgjakur në kapixhik... është pikturë e profesorit Budim berisha, e pikturuar në një kapixhik të vjetër, kushtuar luftës së fundit për çlirimin e Kosovës... është një pikturë, për mua e papërsëritshme...

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:14 pm

Visa HOTI

Ç'JE TI

Je dallandyshe që vjen nga larg
Te unë
Ç'kërkoje në mesnatë
Ç'je ti
Vdekje a shpëtim
Më merr trupin
Më digjez shpirti
Mëmbeti hiri
Ku je
Te unë
Ç'je ti
Shpëtim a vdekje

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:15 pm

Sali BYTYÇI

SONTE

Sonte dëshiroj të jem dru polli
Të gurgulloj lumi afër meje
Dhe një zog të më këndoj në degë

Sonte dëshiroj të jem bimë
S'dua të di se ç'thonë gazetat
Se ç'vendim morën zotat
Se ç'ka në panair
Cilat janë autot e modës
Apo ç'fustane preferojnë vajzat

Sonte dëshiroj të jem dru mali
E, nesër ndoshta rrufe shkatërruese
Ose bari derrash...

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:15 pm

Miftar KRYEZIU

PËSHPËRITJE

Nga bizët tona u shkëputën
Tingujt e heshtjes

S'kuptuam asgjë
As unë, as ti
Dritat e syve shkëlqyen
Lulet rreth nesh ulën kokën
Nga qielli u shkund muzgu i viteve

Me krehrin e saj të pastër
Hëna krehu flokët e dashurisë
Dhe ranë shkëndijat e zjarrta
Në shpirt u thye ankthi

Pëshpëritje, sa bukur
Në vesh të botës së zemrës

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:15 pm

Xhevdet BAJRAJ

KUSH E FIKU DRITËN

Një grua lakuriq fle mbi një rrasë guri
Ujku plak me ulurimë e përzë hënën nga qielli
Mjegull është mjegull ka qenë
Gjeli në majë të plehut të atdheut
Paralajmëron ditën e re

Ikën uji ikën jeta
Sall bukë e thatë ka mbetur për njeriu
Sall asht njeriu ka mbetur për qenin
Ore
Kush e fiku dritën

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:15 pm

Besa HOXHA - BEQIRI

MELANKOLI

Vras gabimin e shekuve
Kur këndon nata
Si simfoni e nëntë e Betovenit

Lidh miqësi me Alfonsin

Vallja e vdekur
Çmendet në ritmin e jetës

Hiçi tretet në pikëllim

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:15 pm

Hasan KRASNIQI

EMRI YNË

Nëpër furtuna u kacafyte
Stinët përsëri të ngjallëm
Për ta shenjëzuar ditën e re

Për ty duhet kënduar
Në mbrendinë tënde gjaku vlon
E etërit tanë i kujton

Qëndrove në të gjitha kohët
Edhe kur të ndoqën natën
E ti u ngrite si një kullë e re

Pamjen nuk e ndryshove
Edhe kur ndërroheshin perandorët
E ti e theje heshtjen
Për ta rrëfyer të djeshmen e të sotmen

Emri ynë
Si dielli rreze lëshon

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:16 pm

Xhevdet BAJRAJ

KËSHILLË PËR TIM BIR

Mos rri zgjuar deri natën vonë
Mos u rrah me njerëz
Mos u nervozo me politikanë
Mos bëj seks me prezervativ
Mos e vozit automobilin shpejt
Mos e lodh veten duke punuar shumë
Mos pi çaj a kafe shumë
Mos pi alkool
Mos merr drogë
Mos tymos duhan
Mos dil në dimër lakuriq në gjah
Mos e lodh trurin se ka kush mendon për ty

Kështuqë do t'ia arrish im bir
Të vdesësh
I shëndosh si topi

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Sponsored content Today at 7:01 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 5 e 8 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi