Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Pytje Pergjigje KAPITULLI

Faqja 6 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:14 am

106. KUPTIMI I MANGËSISË SË MENDJES DHE FESË TEK FEMRAT

Pyetje: Ç'kuptim ka hadithi i mëposhtëm: "Gratë janë të mangëta në mendje dhe në fe.", pasi disa burra e përdorin për të përçmuar gratë?

Përgjigje: Për të kuptuar më mirë këtë hadith, duhet të përmendim hadithin e plotë; transmetohet se Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

"Nuk kam parë më të mangëta në mendje dhe në fe se sa gratë, të cilat arrijnë t'ia marrin mendjen edhe burrit më të vendosur." Dikush e pyeti: "O i Dërguari i Allahut, ku qëndron mangësia e mendjes së tyre?" Ai u përgjigj:"A nuk është dëshmia e dy grave sa dëshmia e një burri?" Ai e pyeti përsëri:"O i Dërguari i Allahut, ku qëndron mangësia e fesë së tyre?" Ai ia ktheu:"A nuk është e vërtetë se kur janë me menstruacione, nuk falen dhe nuk agjërojnë?"

Në këtë hadith, Profeti (paqja qoftë mbi të) na sqaron se mangësia e mendjes së grave qëndron në dobësinë e kujtesës së tyre, ndaj edhe dëshmia e një gruaje duhet të përforcohet me dëshminë e një gruaje tjetër. Kurse mangësia e fesë së tyre qëndron në në faktin se, gjatë menstruacioneve apo lehonisë, ato nuk duhet të falen apo të agjërojnë dhe, në të njëjtën kohë, nuk e kanë për detyrë zëvendësimin e namazeve të lëna. Mirëpo nuk duhet të harrojmë se femrat nuk janë përgjegjëse për këto mangësi, sepse kjo gjë nuk është në dorën e tyre, por është Dëshira dhe Caktimi i Allahut, i cili e ka bërë këtë për t'u lehtësuar atyre detyrat me të cilat i ka ngarkuar, pasi agjërimi gjatë menstruacioneve dhe lehonisë është i dëmshëm për shëndetin e tyre. Ndërsa përsa i përket lënies së namazeve, gratë me menstruacione nuk mund të pastrohen ashtu si duhet, ndaj edhe Allahu, me Mëshirën dhe Mirësinë e Tij, i ka urdhëruar që të mos falen e të mos i zëvendësojnë namazet e lëna, sepse zëvendësimi i tyre nuk është diçka e lehtë, sidomos po të kemi parasysh menstruacionet mund të vazhdojnë deri në shtatë-tetë ditë, kurse lehonia deri në dyzet ditë.

Burrat nuk duhet ta keqkuptojnë apo ta keqinterpretojnë domethënien e këtij hadithi, pasi kjo gjë nuk do të thotë se gratë kanë mangësi në mendje dhe në fe në të gjitha drejtimet, pasi vetë Profeti (paqja qoftë mbi të) na sqaron se mangësia tyre qëndron në disa gjëra të caktuara. Gjithashtu, kjo nuk do të thotë se burrat janë më të mirë se gratë në të gjitha aspektet.

Në përgjithësi, burrat kanë disa përparësi e veçori që nuk gjenden tek femrat, ndaj edhe Allahu i Madhëruar thotë:

"Burrat janë përgjegjës për gratë, sepse Allahu u jep disave (nga mirësia e Tij) më tepër se të tjerëve dhe sepse ata (burrat) shpenzojnë nga pasuria e tyre..." {4:34}

Jo rrallë ndodh që shumë gra t'ua kalojnë burrave në disa drejtime të ndryshme, ndaj edhe qëllimi i Profetit (paqja qoftë mbi të) në këtë hadith është se niveli mendor dhe fetar tek gratë në përgjithësi, është më i ulët se ai i burrave në dy aspektet e përmendura më sipër.

Nuk janë të pakta ato gra të cilat, me devotshmërinë dhe punët e tyre të mira, qëndrojnë shumë më lartë se shumë e shumë burra, ashtu si dhe nuk janë të pakta rastet kur kur ekzaktësia dhe kujtesa e disa grave është më e zhvilluar se tek shumë burra. Kjo gjë shfaqet fare qartë, nëse i hedhim një vështrim të shkurtër gjendjes së grave në kohën e Profetit (paqja qoftë mbi të) dhe pas Tij.

Mangësia e përmendur në këtë hadith nuk i ka penguar dijetarët e hadithit që të mbështeten tek to, gjatë transmetimit të shumë haditheve të Profetit (paqja qoftë mbi të). Nga ana tjetër, dëshmia e gruas është e pranueshme, nëse përforcohet nga dëshmia e një gruaje të dytë.

Pra, mangësitë e përmendura nga Profeti (paqja qoftë mbi të) janë të një natyre të veçantë, ndaj nuk duhet që burrat t'i shfrytëzojnë ato për të përçmuar gratë, sepse kjo konsiderohet si keqinterpretim i fjalëve të Tij.

Ibn Bazi

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:15 am

107. TË PUNUARIT E GRAVE BASHKË ME BURRAT

Pyetje: A lejohet që të punojë gruaja në një vend me burrat?

Përgjigje: Përzierja e grave dhe burrave në një vend të caktuar, qoftë ky edhe vendi i punës, është mjaft e rrezikshme, sepse mund të bëhet shkaktare e shumë probleme dhe rezultateve të padëshirueshme, ndaj edhe Islami, karakteristika kryesore e të cilit është luftimi i së keqes që në djepin e saj, e urdhëron gruan që të qëndrojë në shtëpi dhe të kryejë ato punë që përshtaten me natyrën e saj, duke qenë larg burrave.

Argumentet që ndalojnë qëndrimin e burrave me gra të huaja, apo shikimin e tyre janë të shumtë. Allahu i Madhëruar thotë:

"Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos e shfaqni bukurinë tuaj, ashtu siç e shfaqnit në kohën e injorancës së hershme. Faleni namazin, jepeni zekatin, bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, sepse Allahu dëshiron që të largojë papastërtinë (gjynahet) prej jush, o antarë të familjes së Pejgamberit, dhe t'ju pastrojë plotësisht. Përkujtoni atë që lexohet në shtëpitë tuaja prej ajeteve të Allahut dhe Urtësisë (sunetit). Me të vërtetë Allahu është i Butë dhe di çdo gjë me hollësi." {33:33-34}

"O ti i Dërguar, thuaju grave të tua, vajzave të tua dhe grave të besimtarëve që t'i lëshojnë mbi vete rrobat e tyre (d.m.th. të mbulojnë gjithë trupin). Në këtë mënyrë është më e lehtë të njihen (se janë gra të ndershme) dhe nuk do t'u bëhet dëm. Allahu është Falës dhe Mëshirues." {33: 59}

"Thuaju besimtarëve që t'i ulin shikimet e tyre (nga gjërat e ndaluara) dhe t'i mbrojnë organet e tyre (seksuale). Kjo është më e pastër për ta. Me të vërtetë Allahu i di të gjitha gjërat që bëjnë ata. Gjithashtu, thuaju besimtareve që t'i ulin shikimet e tyre, t'i mbrojnë organet e tyre (seksuale), të mos e shfaqin bukurinë e tyre përveç asaj që duket, t'i lëshojnë shamitë përmbi gjokset e tyre dhe të mos ua tregojnë bukurinë askujt përveç burrave të tyre, apo baballarëve të tyre..." {23:31}

"Dhe kur të kërkoni ndonjë gjë prej tyre (grave të Profetit), kërkojeni pas një mbulese, kjo është më pastër si për zemrat tuaja ashtu dhe për zemrat e tyre." {33:53}

Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë: "Nuk lejohet që të hyni tek gratë e huaja." Shokët e tij e pyetën: "O i Dërguari i Allahut, po vëllai i burrit?" Ai u tha:"Vëllai i burrit është si vdekja."57

"Nëse një burrë qëndron vetëm për vetëm me një grua të huaj, atëherë shejtani është i pranishëm me ta."

"Gruas nuk i lejohet që të udhëtojë, përveçse me një prej të afërmëve të saj (meshkuj)."

"Frikësojuni (sprovave të) dynjasë dhe grave, sepse sprova e parë e çifutëve ka qenë tek gratë."

"Nuk kam lënë pas meje sprovë më të madhe për burrat, sesa gratë."

Pra përzierja e burrave dhe e grave është e ndaluar, sepse ajo është një nga faktorët kryesorë të shpërbërjes së familjes, në veçanti dhe i shoqërisë, në përgjithësi. Një vështrim i shpejtë mbi gjendjen aktuale të gruas në shumë vende të Botës Islame, na jep të kuptojmë se pozita e saj në

shoqëri lë shumë për të dëshiruar, si rezultat i të ashtuquajturit emancipim të gruas, i cili, në emër të zhvillimit (më saktë degjenerimit), kërkon prej saj që të lërë shtëpinë e saj dhe të punojë në një vend me burrat, sepse "nevojat e këtij fundshekulli e bëjnë të domosdoshme pjesmarrjen e saj në ndërtimin e shoqërisë njerëzore". Ishtë kjo gjendje e padëshirueshme e gruas, ajo që shtyu shumë njerëz të njohur e të paanshëm, si në këto vende ashtu edhe në shumë vende perëndimore, që të qëndrojnë kundër punësimit masiv dhe pa kriter të femrës dhe ta ftojnë atë që të rikthehet përsëri tek roli i saj natyror, për të cilin është krijuar e i cili përputhet plotësisht me ndërtimin e saj fizik dhe mendor.

Ibn Baz

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:15 am

108. BOTIMI I REVISTAVE DHE GAZETAVE TË DEGJENERUARA

Pyetje: A lejohet botimi e revistave të cilat përmbajnë fotografi të grave të zhveshura pjesërisht, siç janë revistat e modës apo disa revista të tjera të cilat flasin për aktorët, këngëtarët etj? A lejohet shpërndarja dhe blerja e tyre apo puna në redaksitë e tyre?

Përgjigje: Botimi i atyre revistave apo gazetave që përmbajnë fotografi të grave të zbuluara, apo ndikojnë direkt apo tërthorazi në përhapjen e imoralitet, prostitucionit, homoseksualizmit, pijeve alkolike, drogës etj., është i ndaluar (haram). Si rrjedhojë, nuk lejohet bashkëpunimimi me këto gazeta, ashtu siç nuk lejohet edhe shpërndarja apo blerja e tyre, sepse me këtë gjë u lehtëson të tjerëvë bërjen e gjynahevedhe në të njëjtën kohë ndihmon në përhapjen e atyre gjërave që ka ndaluar Islami. Allahu i Madhëruar thotë:



"Bashkëpunoni me njëri-tjetrin në bamirësi dhe devotshmëri e mos ndihmoni njëri-tjetrin në (ato gjëra që janë) gjynahe e (çojnë në) armiqësi. Kijeni frikë Allahun, sepse dënimi i Tij është shumë i ashpër." {5:2}

Profeti (paqja qoftë mbi të) thotë: "Kush i fton të tjerët për të bërë një vepër të mirë, shpërblehet njësoj si ai që e kryen atë vepër dhe nuk pakësohet asgjë prej shpërblimit të secilit. Kush i fton të tjerët në diçka të ndaluar, merr aq gjynahe sa merr edhe ai që e kryen atë dhe nuk pakësohet asgjë prej gjynaheve të secilit." {Trans. Muslimi}

"Unë nuk kam parë akoma dy prej kategorive të njerëzve të Xhehenemit (sepse ata do të shfaqen më vonë): Disa njerëz që në duart e tyre mbajnë kamzhikë si bishta lopësh, me të cilët rrahin njerëzit dhe disa gra të veshura (në dukje), mirëpo (në të vërtetë janë) të zhveshura, të cilat tunden gjatë ecjes për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve; kokat (flokët) e tyre janë si shpina e devesë.58 Këta njerëz nuk do të hynë në xhennet dhe nuk do ta ndjejnë aromën e tij, megjithëse ajo mund të ndjehet nga shumë shumë larg." {Trans. Muslimi}

Ajetet dhe hadithet që flasin për këtë temë janë të shumtë, ndaj nuk mund t'i përmendim që të gjithë. Lusim Allahun që të na udhëzojë në ato gjëra që na bëjnë dobi, si në këtë botë ashtu edhe në tjetrën.

Ibn Baz

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:15 am

109. DEGJIMI I PROGRAMEVE QË PËRMBAJNË PJESË TË SHKURTRA MUZIKORE

Pyetje: A lejohet dëgjimi i atyre programeve, gjatë të cilave mund të ketë edhe pak muzikë?

Përgjigje: Ndjekja e këtyre programeve është e lejuar, por duhet të ulet zëri derisa të ndalet muzika, sepse ajo e bën njeriun që të jetë i prirë për kryerjen e gjërave të ndaluara.

Ibn Baz

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:15 am

110. MË THONË SE JAM "BUDALLAQE"

Pyetje: Jam një vajzë e kapur në fe dhe jetoj në një konvikt së bashku me shumë vajza të tjera. Shpesh herë shoh se disa prej shoqeve të mia bëjnë disa gjynahe të ndryshme, si dëgjimi i muzikës, ofendimi, marrja nëpër gojë etj., ndaj edhe jam përpjekur që t'i këshilloj shumë herë, mirëpo disa prej tyre janë tallur me mua dhe më kanë thënë se jam "budallaqe". Ç'më këshilloni që të bëj?

Përgjigje: Detyra jote është që t'i ndalosh shoqet e tua me aq sa ke mundësi, duke i këshilluar me të butë e me fjalë të mira dhe duke u përmendur atyre ajetet dhe hadithet që ndalojnë këto vepra. Nga ana tjetër, nuk duhet të qëndrosh me to kur dëgjojnë muzikë, apo kur flasin keq për të tjerët, por duhet të largohesh prej tyre, nëse ke mundësi, derisa të ndërrojnë bisedë. Allahu i Madhëruar thotë:

"Nëse sheh ata që tallen me argumentet tona, largohu prej tyre, derisa të hynë në një bisedë tjetër." {6:68}



Nëse përpiqesh që t'i ndalosh ato me fjalë dhe nuk merr pjesë së bashku me to, atëherë ti nuk merr gjynahe për atë që bëjnë dhe ofendimet tyre e nuk do të bëjnë asnjë dëm, ashtu siç thotë Allahu i Madhëruar:

"O ju që keni besuar, ruajeni veten tuaj (nga gjynahet). Ata që u larguan nga rruga e drejtë, nuk do t'ju bëjnë asnjë të keqe, nëse ju udhëzoheni. Tek Allahu është kthimi i të gjithëve ju. E me siguri, Ai do t'ju lajmërojë për çdo gjë që keni bërë." {5:105}

Nga ajeti i mësipërm kuptojmë se jobesimarët nuk mund t'i bëjnë asnjë dëm besimtarit, nëse ai qëndon i patundur në rrugën e drejtë dhe i përmbahet të vërtetës, duke urdhëruar për të mirë e duke ndaluar nga e keqja. Ndaj, nëse ti vazhdon që t'i këshillosh ato me durim e me shpresë tek shpërblimi që ka përgatitur Allahu për ata që ftojnë në rrugën e drejtë, atëherë Ai do të bëjë të mundur që këshillat e tua të sinqerta t'i bëjnë dobi shoqeve të tua. Allahu i Madhëruar thotë:

"Fundi (fitorja) u përket të devotshmëve." {28:83}

"Ne do t'i udhëzojmë në rrugën tonë, ata që sakrifikuan për Ne. Allahu, me të vërtetë, është me bamirësit." {29:69}

Lusim Allahun që të të drejtojë ty, familjen tënde dhe shoqet e tua në rrugë të drejtë. Ai drejton kë të dojë dhe humb kë të dojë.

Ibn Baz

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:16 am

111. KËSHILLA ËSHTË DETYRË EDHE NËSE ZEMËROHEN TË TJERËT

Pyetje: Jo rrallë ndodh që dikush mund të zemërohet, kur e këshillojmë që të mos marrë nëpër gojë të tjerët, bile mund të arrijë puna deri tek ofendimi, apo vënia në lojë. A marrim gjynahe për shkak të zemërimit të tyre, sidomos nëse kemi parasysh se ai person mund të jetë dhe ndonjë prej prindërve tanë?

Përgjigje: Një nga detyrat më të rëndësishme të çdo muslimani është këshillimi i të tjerëve për kryerjen e punëve të mira dhe lënien punëve të këqija, ashtu siç thotë Allahu i Madhëruar :

"Besimtarët e besimtaret janë miq të njëri-tjetrit. Ata urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë të keqen..." {9:71}

Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na tregon se një nga cilësitë kryesore, me të cilën duhet të karakterizohet çdo besimtar e besimtare, është këshillimi i të tjerëvv për kryerjen e veprave të mira dhe ndalimi i veprave të këqija. Në një ajet tjetër thuhet:

"Ju (muslimamët) jeni populli më i mirë që keni dalë për njerëzimin, (sepse) ju urdhëroni për të mirë, ndaloni të keqen dhe besoni tek Allahu." {3:110}

Kurse, Profeti (paqja qoftë mbi të) thotë: "Nëse dikush prej jush sheh diçka të keqe, duhet të përpiqet ta ndryshojë me dorën e tij; nëse nuk mundet, atëherë (duhet të përpiqet ta ndryshojë) me gojë, e nëse nuk mundet as me gojë, atëherë (duhet të përpiqet ta ndryshojë) me zemër, por ky është besimi më i dobët." {Trans. Muslimi}

Ajetet dhe hadithet që flasin mbi këtë temë janë të shumta; besimtari duhet të tregohet i duruar ndaj fyerjeve dhe ofendimeve që mund të bëhen në adresë të tij, sepse kështu kanë vepruar të gjithë Profetët dhe ndjekësit e tyre. Allahu i Madhëruar, duke iu drejtuar Muhamedit (paqja qoftë mbi të), thotë:

"Bëj durim, ashtu siç kanë duruar dhe Profetët me vullnet të fortë."59 {46:35}

Ndërsa Lukmani, duke iu drejtuar djalit të tij, thotë: "Djali im! Fale namazin, urdhëro për të mirë, ndaloje të keqen dhe tregohu i duruar në raste fatkeqësish, sepse këto vepra janë prej veprave më të mira." {31:17}

Lënia e kësaj detyre të rëndësishme, mund të sjellë pasoja katastrofike për shoqërinë, për vetë faktin se ajo është shkaku kryesor i përhapjes së degjenerimit, imoralitetit e pandershmërisë dhe, në njëjtën kohë, cënon drejtpërsëdrejti unitetin dhe solidaritetin e anëtarëve të saj, pasi e ekspozon atë ndaj shpërbërjes dhe shkatërrimit të sigurtë. Allahu i Lartësuar na tregon se shkaku i mallkimit të çifutëve ishte pikërisht lënia e kësaj detyreje të rëndësishme:

"U mallkuan ata që nuk besuan prej bijve të Israelit, nga goja e Daudit dhe Isait, birit të Merjemes, për shkak të gjynaheve të shumta dhe tejkalimit të kufirit: ata nuk e ndalonin njëri-tjetrin kur bënin diçka të keqe. Sa gjë e keqe është ajo që bënin." {5:78}

Nga ana tjetër, Profeti (paqja qoftë mbi të), në hadithin e mëposhtëm, na paralajmëron nga kjo gjë, në mënyrë që të përfitojmë nga gabimet e popujve të mëparshëm dhe t'i evitojmë ato: "Nëse njerëzit e shohin të keqen dhe nuk e ndryshojnë, Allahu do t'i përfshijë ata me dënimin e Tij."

Ibn Baz

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:16 am

112. HEQJA E QIMEVE

Pyetje: A janë të lejuara gjërat e mëposhtme:

1- Heqja e qimeve nga sqetullat dhe vendet e turpshme

2- Heqja e qimeve të këmbëve dhe krahëve bërrylave tek gratë.

3- Heqja e qimeve të vetullave, nëse burri e kërkon këtë gjë.

Përgjigje:



1- Heqja e qimeve të sqetullave dhe vendeve të turpshme është diçka e mirë (sunet). Përsa i përket qimeve të sqetullave, gjëja më e mirë është shkulja e tyre, ndërsa për qimet e vendeve të turpshme, më mirë është që të rruhen. Sidoqoftë, gjëja kryesore është largimi i tyre, pa marrë parasysh se në ç'mënyrë mund të bëhet kjo gjë.

2- Heqja e qimeve të këmbëve dhe krahëve, për gratë, është e lejuar, sepse nuk ka ndonjë argument që ta ndalojë atë.

3- Heqja e qimeve të vetullave nuk është e lejuar edhe nëse bëhet me kërkesë të burrit, sepse Profeti (paqja qoftë mbi të) i ka mallkuar ato gra që shkulin qimet e veta apo qimet e të tjerave.

Ibn Baz

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:16 am

113. DIFERENCIMI I FËMIJËVE NË DHËNIEN E PASURISË

Pyetje: A lejohet që t'i jap një djali më tepër se djalit tjetër, duke pasur parasysh se ky i fundit është i pasur?60

Përgjigje: Nuk është e lejueshme që t'i japësh njërit prej fëmijëve, qoftë djalë apo vajzë, më tepër se të tjerëve. Nëse dëshiron t'u japësh atyre diçka, duhet t'i japësh secilit, sipas mënyrës së ndarjes së së trashëgimisë. Profeti (paqja qoftë mbi të) thotë:

"Kijeni frikë Allahun dhe mbani drejtësi mes fëmijëve tuaj." {Trans. Buhariu dhe Muslimi}

Nëse fëmijët janë të rritur dhe bien dakord me njëri-tjetrin që njëri prej tyre të marrë më tepër se të tjerët, atëherë kjo gjë është e lejuar. Gjithashtu, nëse njëri prej fëmijëve nuk është në gjendje të punojë për shkak të ndonjë sëmundjeje kronike apo çfarëdo lloj shkaku tjetër, dhe në të njëjtën kohë nuk merr asnjë përkrakje sociale nga shteti, atëherë prindi e ka për detyrë që ta ndihmojë atë, derisa të jetë në gjendje që t'i plotësojë vetë nevojat e tij.

Ibn Bazi


$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:16 am

114. GJYNAHET BËHEN SHKAK PËR LARGIMIN E BEGATISË

Pyetje: Kam lexuar se gjynahet janë shkaku kryesor, jo vetëm i dënimit të Allahut, por edhe i largimit të begatisë, ndaj shpesh herë, kur kujtoj këtë gjë, filloj të qaj. Më tregoni se ç'duhet të bëj?

Përgjigje: Detyra e çdo muslimani dhe muslimaneje është që të largohet sa të mundet prej gjynaheve dhe të pendohet për gjynahet e kaluara, duke shpresuar tek mëshira e pakufishme e Allahut dhe duke u frikësuar nga Zemërimi dhe Dënimi i Tij. Allahu i Madhëruar, duke përshkruar besimtarët e devotshëm, thotë:

"Ata ishin të parët në vepra të mira dhe na luteshin me shpresë e frikë e gjithmonë ishin të ulur ndaj Nesh". {21:90}

"Ata [Isai (Krishti), Uzejri, engjëjt etj.] të cilët lusin (idhujtarët), kërkojnë që të afrohen sa më tepër tek Zotit i tyre; ata shpresojnë tek Mëshira e Tij dhe kanë frikë nga Dënimi i Tij. Me të vërtetë Dënimi i Zotit tënd është i tmerrshëm." {17:57}

"Besimtarët dhe besimtaret janë miq të njëri-tjetrit. Ata urdhërojnë për të mirë, ndalojnë të keqen, falin namazin, japin zekatin dhe i binden

Allahut e të Dërguarit të Tij, ndaj dhe Allahu do t'i mëshirojë ata. Me të vërtetë Allahu është i Fuqishëm dhe i Urtë."{9 teube:71}

Përveç kësaj muslimani duhet që, duke u mbështetur tek Allahu, t'u japë rëndësi mënyrave dhe mjeteve të lejuara që e ndihmojnë atë për të arritur pikësynimin e tij.

"Allahu do t'i gjejë një rrugëdalje atij që i frikësohet atij, dhe do ta furnizojë andej nga se pret." {65:3}

"Allahut do t'ua lehtësojë punën atyre që i frikësohen Atij." {65:4}

"Pendohuni tek Allahu, të gjithë ju, o besimtarë, nëse doni të shpëtoni." {24:31}

Ndaj, detyra jote, motër, është që të pendohesh për gjynahet e mëparshme dhe përpiqesh që t'i zbatosh urdhërat e Allahut me përpikmëri, duke duke shpresuar tek Mëshira e Tij e duke u larguar nga ato gjëra që shkaktojnë Zemërimin e Tij.

Ibn Bazi

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:16 am

115. ZËRI I GRUAS

Pyetje: Kam dëgjuar se gruaja nuk duhet ta zbukurojë zërin e saj kur flet me një burrë të huaj. A është e vërtetë kjo gjë?

Përgjigje: Allahu i Madhëruar ka vendosur, si tek mashkulli ashtu edhe tek femra, instiktin e animit nga seksi i kundërt. Duke u mbështetur në faktin se ky instikt lind bashkë me njeriun dhe si tillë nuk mund të zhduket asnjëherë plotësisht, Islami është përpjekur që të vendosë disa kufij e kritere të caktuara, në mënyrë që njeriu të arrijë të konrollojë vetveten e të mos bie pre e epsheve të tij. Kështu, Islami i urdhëron femrat që të mos e zbukurojnë zërin e tyre gjatë bisedës me një burrë të huaj, pasi kjo mënyrë e të folurit e josh mashkullin dhe zgjon tek ai instiktin e lartëpërmendur, pasojat e të cilit

mund të jenë fatale si për individin, ashtu edhe për shoqërinë. Ndaj Allahu i Madhëruar i ka urdhëruar burrat që, kur të kërkojnë diçka prej grave, ta kërkojnë atë pas një mbulese:

"Dhe kur të kërkoni diçka prej tyre, kërkojeni pas një mbulese. Kjo është më e pastër si për zemrat tuaja ashtu dhe për zemrat e tyre." {33:53}

Ndërsa në një ajet tjetër, Allahu i Madhëruar i urdhëron besimtaret që, kur të bisedojnë me burra të huaj, të mos flasin me zë joshës, në mënyrë që mos tërheqin vëmendjen e atyre personave, zemrat e të cilëve janë të sëmura:

"O ju gra të Profetit! Ju nuk jeni si gratë e tjera, nëse i frikësoheni Allahut. Ndaj (kur të flisni), mos i zbukuroni fjalët në mënyrë që i jepni shkas atij, zemra e të cilit është e sëmurë, që të lakmojë." {33:32}

Në kohën e zbritjes së këtij ajeti, besimi në zemrat e muslimanëvë dhe muslimaneve ishte në kulmin e tij e ç'mund të themi për kohën e sotme, kur shumica e njerëzve kanë devijuar nga rruga e drejtë dhe besimi tyre është mjaft i dobët...! Ndaj, grave muslimane u del si detyrë që të përpiqen t'i kufizojnë në maksimum qëndrimet dhe bisedat e panevojshme me burra të huaj, duke u kujdesur, në të njëjtën kohë, që të zbatojnë me përpikmëri porositë e ajetit të mësipërm.

Nga sa përmendëm më sipër, kuptojmë se biseda e thjeshtë midis grave dhe burrave, pa zbukurim të zërit, është e lejuar, pasi gratë muslimane në kohën e Profetit (paqja qoftë mbi të), shkonin tek ai dhe dhe e pyesnin për çështjet të ndryshme të fesë, ashtu siç shkonin për të pyetur edhe tek shokët e Profetit (paqja qoftë mbi të) e askush nuk ua ndaloi këtë gjë.

Komisioni i Përhershëm

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:17 am

116. DALJA E GRUAS PA LEJEN E BURRIT

Pyetje: A i lejohet gruas që të shkojë në treg pa lejen e burrit?

Përgjigje: Nëse gruaja dëshiron të dalë prej shtëpisë, duhet t'i tregojë burrit për vendin se ku do të shkojë. Nëse ai e lejon, atëherë ajo mund të dalë, përndryshe jo, sepse ai e di më mirë se ç'është në dobi të saj e ç'nuk është.

Komiteti i Përhershëm

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:17 am

117. MBAJTJA E QENIT NË SHTËPI

Pyetje: Në shtëpi kemi një qen femër, të cilin e kemi marrë, para se të mësonim vendimin e Islamit për mbajtjen e qenve pa nevojë. Pasi e morrëm vesh këtë gjë vendosëm që ta përzëmë, mirëpo ai nuk largohet nga shtëpia jonë. Çfarë duhet të bëjmë në këtë rast?

Përgjigje: Mbajtja e qenve në shtëpi, me pëjashtim të disa rasteve të veçanta: p.sh. për gjah, për ruajtjen e bagëtisë apo shtëpisë etj., është e ndaluar rreptësisht. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) ka thënë se mbajtja pa nevojë e qenit në shtëpi, bëhet shkak që të pakësohen çdo ditë sevapet e të zotit të qenit një kirat.61 Pakësimi i sevapeve, ashtu si edhe marrja e gjynaheve, tregon se vepra që e shkakton këtë gjë është e ndaluar (haram).

Mbajtja e qenve nuk është kulturë apo përparim, siç mendojnë disa muslimanë, të cilët mundohen të imitojnë verbërisht jobesimtarët, sepse qeni është një kafshë e papastër. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) ka urdhëruar që, ena në të cilën ka pirë një qen, duhet të lahet shtatë herë me ujë dhe një herë me dhè. Madje edhe derri, ndalimi i ngrënies së mishit të të cilit është përmendur në Kuran, nuk arrin gradën e papastërtisë së qenit. Mirëpo, për fat të keq, shohim se shumë njerëz jo vetëm që nuk mjaftohen me mbajtjen e

qenve pa nevojë, por shpenzojnë para të tepërta për t'i zbukuruar e për t'i pastruar, duke harruar se kjo gjë është në kundërshtim me mësimet e Islamit, i cili na mëson që të mos e harxhojmë pasurinë për gjëra të kota.62 Ndaj i këshilloj të gjithë këta njerëz, që t'i largojnë qentë nga shtëpitë e tyre, nëse nuk kanë, me të vërtetë, nevojë për ta.

Pika e fundi për të cilën do të flasim, ka të atë se ç'duhet të bëjë pyetësja pasi qeni nuk largohet nga shtëpia. Detyra e saj është që ta nxjerrë atë nga shtëpia dhe të mos kujdeset për të, d.m.th. mos t'i japë për të ngrënë. Nëse vepron në këtë mënyrë, ka shumë mundësi që qeni të qëndrojë për një farë kohe tek dera e shtëpisë e pastaj të largohet.

Ibn Uthejmin

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:17 am

119. SHIKIMI I TË VDEKURIT NË ËNDËR

Pyetje: A mund të më shpjegoni se ç'do të thotë të shohësh çdo herë një të vdekur në ëndër?

Përgjigje: Nëse sheh në ëndërr diçka të mirë për të vdekurin, atëherë shpresojmë që kjo gjë të jetë një shenjë e mirë për të. Nëse sheh diçka jo të mirë, atëherë ka të ngjarë që kjo ëndër të jetë prej shejtanit, i cili, me anën e saj, mundohet që të fusë frikë dhe shqetësim në zemrat e njerëzve, e sidomos besimtarëve. Allahu i Madhëruar thotë.

"Me të vërtetë fjalët e fshehta janë prej shejtanit, (i cili mundohet) që të dëshpërohen besimtarët. Por ai (shejtani) nuk mund t'u bëjë atyre asnjë dëm, përveçse me lejen e Allahut". {58:10}

Ndaj, nëse dikush sheh në ëndër diçka të keqe për një të vdekur, atëherë duhet të thotë: Eudhu bil-lahi mineshejtani raxhim63 dhe nuk duhet t'ia tregojë askujt atë.

Profeti (paqja qoftë mbi të) na ka porositur që sa herë që të shohim një ëndër të keqe të themi: Eudhu bil-lahi mineshejtani raxhim, të pështyjmë tre herë nga ana e majtë dhe të ndërrojmë krahun, d.m.th nëse jemi duke fjetur nga ana e majtë të kthehemi nga e djathta dhe anasjelltas. Kush dëshiron, mund çohet dhe të falë dy rekate, sepse kjo gjë është më e mirë. Kur të zgjohemi, nuk duhet t'ia tregojmë askujt ëndrën që kemi parë. Nëse veprojmë në këtë mënyrë, atëherë kjo ëndërr nuk mund të sjellë asgjë të keqe.

Ibn Uthejmin

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:17 am

120. OPERACIONET PLASTIKE

Pyetje: A janë të lejuara operacionet plastike dhe a lejohet mësimi apo praktikimi i këtij profesioni?

Përgjigje: Operacionet plasktike ndahen në dy lloje:

1- Operacione që kryen për të larguar ndonjë të metë të shkaktuar nga një aksident apo diçka tjetër. Këto operacione janë të lejuara, sepse



Profeti (paqja qoftë mbi të) ka lejuar njërin prej shokëve të tij, të cilit i ishte këputur hunda në një betejë, që të vinte në vend të saj një hundë prej ari.

2- Operacione që kryhen për të për të zbukuruar një pjesë të caktuar të trupit. Këto operacione janë të ndaluara, sepse Profeti (paqja qoftë mbi të) ka mallkuar tre kategori grash: ato gra që shkulin qimet e veta apo të një tjetreje, ato gra që zgjasin flokët veta apo të një tjetreje (me flokë të huaj), ato gra që bëjnë tatuazhe në trupat e tyre apo në trupat e të tjerave. Shkaku i mallkimit të këtyre grave, është se ato përpiqen që, me anën e këtyre mënyrave, të përsosin bukurinë e tyre e jo që të heqin ndonjë të metë fizike.

Përsa i përket studentëve të mjekësisë, programi mësimor i të cilëve përfshin edhe këtë lëndë, atyre u lejohet mësimi i kësaj lënde, me kusht që ta praktikojnë vetëm në rastet e lejuara, siç e përmendëm edhe pak më sipër. Pra, detyra specialistëve të kësaj fushe është, jo vetëm që të mos kryejnë operacione plastike të ndaluara, por edhe të këshillojnë të tjerët që të mos e bëjnë këtë gjë, sepse këshilla e mjekut bën më tepër efekt në raste të tilla.

Ibn Uthejmin

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:18 am

121. LARGIMI I QIMEVE TË PAZAKONSHME

Pyetje: A i lejohet gruas që të heqë vetullat, nëse i ka të shëmtuara?

Përgjigje: 1- Nëse heqja e vetullave bëhet me shkulje, atëherë ajo është e ndaluar, Profeti (paqja qoftë mbi të) i ka mallkuar ato gra që e bëjnë këtë gjë.

2- Nëse heqja e vetullave bëhet me shkurtim apo rruajtje, dijetarët janë ndarë në dy grupe; disa prej tyre janë të mendimit se kjo gjë është e ndaluar, pasi, sipas tyre, hadithi i mësipërm e përfshin edhe këtë gjë. Ndërsa disa të tjerë janë të mendimit se kjo gjë është e lejuar. Sidoqoftë, gjëja më e mirë është që gruaja të mos e bëjë atë.

Gruas i lejohet që t'i heqë qime e tepërta që dalin në disa vende jo të zakonshme, si p.sh. tek faqet apo mustaqet etj., sepse ato ia prishin bukurinë asaj.

Vetullat e femrës mund të kenë forma të ndryshme; ato mund të jenë të holla, të trasha, të dendura apo të rralla. Disa njerëz mund të pëlqejnë vetullat e trasha e disa të tjerë të hollat, ndaj edhe heqja e tyre nuk është e lejuar, pasi nuk është diçka e domosdoshme.

Ibn Uthejmin

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:18 am

122. LEXIMI I KURANIT PA E KUPTUAR KUPTIMIN E TIJ

Pyetje: A merr sevape ai person që e lexon vazhdimisht Kuranin, mirëpo nuk e kupton atë që lexon?

Përgjigje: Kurani i shenjtë është i Bekuar, sepse Allahu i Madhëruar thotë:

"Ne ta kemi zbritur këtë libër të bekuar, në mënyrë që të mendojnë rreth ajeteve të Tij dhe që të përkujtojnë ata (njerëz) që llogjikojnë." {38:29}

Prandaj, lexuesi i Kuranit shpërblehet për leximin e tij, edhe nëse nuk e kupton domethënien asaj që lexon, mirëpo nuk duhet të harrojmë se kjo nuk është diçka e mirë, sepse Allahu nuk e ka zbritur atë vetëm për t'u lexuar, por për t'u praktikuar në jetën e përditshme të çdo muslimani.

Nëse dikush dëshiron të mësojë një fushë të caktuar të një shkence, p.sh. mjekësinë, ai duhet patjetër që të lexojë librat e mjekësisë duke u përpjekur me të gjitha forcat që të kuptojë atë që ka është shkruar në to, në mënyrë që, më vonë, të ketë mundësi t'i praktikojë dijet e fituara në profesionin e tij. E pra, nëse njeriu, për të mësuar diçka që i vlen vetëm në

këtë botë, nuk mjaftohet vetëm me leximin mekanik të saj, atëherë ç'mund të themi për Kuranin, i cili i udhëzon njerëzit në atë që u vlen atyre, si në këtë botë, ashtu edhe në tjetrën. Për këtë arsye, shokët e Profetit (paqja qoftë mbi të), pasi mësonin përmendësh dhjetë ajete, nuk mësonin asnjë ajet tjetër derisa t'i kuptonin e t'i vinin në jetë ato plotësisht.

Pra, muslimani shpërblehet për leximin e Kuranit edhe nëse nuk e kupton atë që lexon, mirëpo në të njëjtën kohë ai duhet të mundohet që të mësojë kuptimin e tij nëpërmjet komenteve të dijetarëve të njohur, si p.sh: "Komenti i Ibn Kethirit", "Komenti i Ibn Xheririt" etj.

Ibn Uthejmin

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:18 am

122. LEXIMI I KURANIT PA E KUPTUAR KUPTIMIN E TIJ

Pyetje: A merr sevape ai person që e lexon vazhdimisht Kuranin, mirëpo nuk e kupton atë që lexon?

Përgjigje: Kurani i shenjtë është i Bekuar, sepse Allahu i Madhëruar thotë:

"Ne ta kemi zbritur këtë libër të bekuar, në mënyrë që të mendojnë rreth ajeteve të Tij dhe që të përkujtojnë ata (njerëz) që llogjikojnë." {38:29}

Prandaj, lexuesi i Kuranit shpërblehet për leximin e tij, edhe nëse nuk e kupton domethënien asaj që lexon, mirëpo nuk duhet të harrojmë se kjo nuk është diçka e mirë, sepse Allahu nuk e ka zbritur atë vetëm për t'u lexuar, por për t'u praktikuar në jetën e përditshme të çdo muslimani.

Nëse dikush dëshiron të mësojë një fushë të caktuar të një shkence, p.sh. mjekësinë, ai duhet patjetër që të lexojë librat e mjekësisë duke u përpjekur me të gjitha forcat që të kuptojë atë që ka është shkruar në to, në mënyrë që, më vonë, të ketë mundësi t'i praktikojë dijet e fituara në profesionin e tij. E pra, nëse njeriu, për të mësuar diçka që i vlen vetëm në

këtë botë, nuk mjaftohet vetëm me leximin mekanik të saj, atëherë ç'mund të themi për Kuranin, i cili i udhëzon njerëzit në atë që u vlen atyre, si në këtë botë, ashtu edhe në tjetrën. Për këtë arsye, shokët e Profetit (paqja qoftë mbi të), pasi mësonin përmendësh dhjetë ajete, nuk mësonin asnjë ajet tjetër derisa t'i kuptonin e t'i vinin në jetë ato plotësisht.

Pra, muslimani shpërblehet për leximin e Kuranit edhe nëse nuk e kupton atë që lexon, mirëpo në të njëjtën kohë ai duhet të mundohet që të mësojë kuptimin e tij nëpërmjet komenteve të dijetarëve të njohur, si p.sh: "Komenti i Ibn Kethirit", "Komenti i Ibn Xheririt" etj.

Ibn Uthejmin

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:19 am

123. HEDHJA E LETRAVE NË TË CILAT ËSHTË SHKRUAR EMRI I ALLAHUT

Pyetje: A lejohet hedhja e gazetave dhe revistave në të cilat përmendet emri i Allahut?

Përgjigje: Hedhja e çdo gjëje, në të cilën ka ajete të Kuranit apo hadithe të Profetit (paqja qoftë mbi të), është e ndaluar, sepse Fjalët e Allahut janë larta dhe duhet të nderohen, ndaj edhe Islami e ka ndaluar leximin e Kuranit nga njeriu xhunub, ashtu siç ka ndaluar, sipas mendimit të shumë dijetarëve, prekjen e tij pa abdes. Ato nuk duhet të hidhen, por duhet të digjen plotësisht ose të grisen me anën e makinerive moderne derisa të mos mbetet asgjë.

Ibn Uthejmin

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:19 am

124. KY TESTAMENT ËSHTË I PAVLEFSHËM

Pyetje: Babai im kishte një copë tokë, të cilën e ka regjistruar në emër të djalit të vet, duke ditur se ai ka dhe katër vajza përveç këtij djali. A lejohet kjo? Dhe nëse ndahet kjo tokë mes djalit dhe vajzave, si do të ishte ndarja?

Përgjigje: Allahu i Madhëruar e ka sqaruar më së miri në Kuran mënyrën e ndarjes së trashëgimisë:

"Allahu ju urdhëron (në lidhje me ndarjen e trashëgimisë) për fëmijët tuaj: pjesa e djalit është sa e dy vajzave..." {4:11}

Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë: "Allahu i ka dhënë secilit pjesën që i takon, ndaj nuk lihet porosi për trashëgimtarët."

Në bazë të këtyre argumenteve, porosia e lënë nga ky prind për djalin e tij është e pavlefshme, ndaj nuk duhet të zbatohet.

Nëse trashëgimtarët janë dakord me këtë ndarje, atëherë nuk ka asnjë problem, por nëse ata nuk bien dakord, kjo tokë duhet t'u ndahet trashëgimtarëve, ashtu siç ka urdhëruar Allahu i Lartësuar në Kuran. Nëse ky prind nuk ka trashëgimtarë të tjerë përveç djalit dhe katër vajzave, atëherë pasuria e tij duhet të ndahet në disa pjesë: çdo vajzë merr një pjesë, ndërsa djali mer dy.

Ibn Uthejmin

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:19 am

125. PJESËMARRJA E GRAVE NË MËSIMET FETARE

Pyetje: A u lejohet femrave që të marrin pjesë në mësimet fetare që bëhen në xhami?

Përgjigje: Vajtja e grave në xhami për të dëgjuar mësime fetare, qofshin ato me temë nga Besimi Islam, Fikhu, Historia Islame, Hadithi etj, është e lejuar, me kusht që të vishen ashtu siç duhet, të mos lyen me erëra të

mira. Gjithashtu ato duhet të qëndrojnë larg burrave, sepse Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë: "Rreshti më i mirë për gratë në namaz është rreshti i fundit, ndërsa rreshti më i keqi është rreshti i parë."

Rreshti i parë është më afër burrave, kurse ai i fundit është më larg, ndaj dhe ai është më i mirë për to.

Ibn Uthejmin

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:20 am

26. VETËVRASJA

Pyetje: A lejohet vrasja e vetes?

Përgjigje: Vetëvrasja, pa marrë parasysh mënyrën apo shkakun për të cilin bëhet, është një prej gjynaheve më të mëdha. Allahu i Madhëruar thotë:

"Kush vret qëllimisht një besimtar, do të ketë si shpërblim Xhehenemin, ku do të mbesë përgjithmonë. Zemërimi dhe mallkimi i Allahut do të jetë mbi të e Ai ka pregatitur për të një dënim të dhembshëm." {4:93}

Ndërsa Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë: "Kush vret veten me diçka, do të torturohet me të në zjarrin e Xhehenemit, ku do të mbetet përgjithmonë."

Shkaku kryesor që e çon njeriun në vetëvrasje, zakonisht, është paaftësia e tij për të përballuar problemet dhe fatkeqësitë e ndryshme të jetës. Ai mendon se, duke i dhënë fund jetës së tij, do t'i japë fund problemeve të tij, gjë që nuk është e vërtetë, pasi në të vërtetë, me këtë gjë, ai shkon nga shiu në breshër. Nëse ai do të tregohej i duruar, nuk do të ishte e largët dita kur, me ndihmën e Allahut, do të vinte fundi i kësaj periudhe të vështirë të jetës së tij, sepse është e pamundur që jeta e njeriut të vazhdojë me të njëjtin ritëm.

Ibn Uthejmin

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:20 am

127. KONTAKTET SEKSUALE ME GRUAN SHTATËZËNË

Pyetje: A lejohet që të kryej marrëdhënie seksuale me gruan time kur është shtatzënë?

Përgjigje: Marrëdhëniet seksuale me gruan shtatëzënë janë të lejuara, sepse Allahu i Madhëruar thotë:

"Gratë tuaja janë si arat tuaja (d.m.th. mund të bëni ç'të doni me to) ..." {2:223}

Gjithashtu në një ajet tjetër thuhet: "Ata që i ruajnë organet e tyre seksuale (nga imoraliteti) përveçse nga gratë e tyre dhe nga ato që kanë në zotërimin e tyre (skllavet)..." {23:5-6}

Nga ajeti i mësipërm, e pikërisht nga shprehja "gratë e tyre", kuptojmë se në thelb, burrit i lejohet që të kryejë marëdhënie seksuale me gruan e tij në çdo kohë, përveçse në ato raste kur argumentet e saktë e ndalojnë këtë gjë, ndaj si rrjedhim themi se për kryerjen e marrëdhënieve seksule nuk ka nevojë për argument.

Marrëdhëniet seksuale në vaginë janë të ndalura, kur gruaja është me menstruacione apo kur është lehonë, derisa të pastrohet, por kjo nuk do të thotë se, gjatë kësaj periudhe, burri nuk mund të kënaqet me pjesët e tjera të trupit të saj. Gjithashtu, nuk lejohen marrëdhëniet seksuale në vrimën anale, sepse ai është vendi i pisllëqeve dhe papastërtive.



Ibn Uthejmin

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:20 am

128. ABORTI NË RAST NEVOJE

Pyetje: Jam një grua 37-vjeçare dhe vuaj nga sëmundja e diabetit. Gjatë shtatëzënisë së fundit, pata probleme me sheqerin, ndaj u detyrova që të përdor insulinë. Lindja e fëmisë u bë me operacion, ndaj, menjëherë pas saj, bëra një operacion për lidhjen e mitrës sime, në mënyrë që të mos mbetem shtatëzënë përsëri. A është e lejuar kjo gjë, duke pasur parasysh se kam tetë fëmijë?

Përgjigje: Aborti është i lejuar vetëm në ato raste kur mjekët gjinekollogë e shohin të arsyeshme këtë gjë, p.sh. kur gruaja është e sëmurë dhe shtatëzënia apo lindja mund të bëhen shkak për shtimin e sëmundjes apo për vdekjen e saj. Në të njëjtën kohë, kjo gjë duhet të bëhet edhe me lejen e të shoqit të saj. Nëse, me kalimin e kohës, ajo shërohet plotësisht nga sëmundja e saj, asaj nuk i lejohet që të abortojë.

Disa prej arsyeve që bëjnë të lejueshëm abortin janë dobësia organizmit të femrës, sëmundjet e ndryshme, paaftësia e saj për të përballuar lindjen apo për t'u kujdesur për fëmijën etj.

Ibn Xhibrin

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:20 am

129. MUZIKA DHE FILMAT

Pyetje: A lejohet dëgjimi i muzikës dhe këngëve? A lejohet shikimi i filmave në të cilët ka gra të pambuluara?

Përgjigje: Dëgjimi i muzikës dhe këngëve është i ndaluar (haram), pasi argumenetet që e ndalojnë këtë gjë janë të shumtë. Allahu i Lartësuar thotë:



"Disa prej njerëzve blejnë fjalë të kota, me qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t'u tallur me to (fjalët e Allahut). Për këta (njerëz) është përgatitur një dënim poshtërues." {31:6}

Ibn Mes'udi, një nga shokët më të spikatur dhe me më shumë dije të Pejgamberit, duke komentuar këtë ajet, thotë:

"Betohem në Allahun, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër, se 'fjalët e kota' janë këngët (dhe muzika)."

Komentimet e bëra nga shokët e Profetit (paqja qoftë mbi të), zënë vendin e tretë në mënyrat e komentimit të Kuranit, të cilat janë tre:

Komentimi i ajeteve kuranore me ajete të tjera kuranore.

Komentimi i Kuranit me hadithet e Profetit.

Komentimi i Kuranit me thëniet e shokëve të Profetit.

Madje disa dijetarë janë të mendimit se komentet shokëve të Profetit janë në të njëjtën gradë me hadithet e Profetit (paqja qoftë mbi të), mirëpo mendimi i parë, sipas të cilit komentet e tyre nuk janë në të njëjtën gradë me hadithet e Profetit, është më i saktë.

Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:"Do të vijë një ditë kur disa njerëz prej popullit tim do të konsiderojnë të lejuar (hallall): prostitucionin, veshjen e rrobave të mëndafshëta (për burrat), alkoholin dhe veglat muzikore." {Trans. Buhariu}

Ndaj i këshillojmë muslimanët, kudo që janë, që të largohen nga kjo vepër e shëmtuar dhe të mos u vënë veshin fjalëve të atyre që thonë se muzika është e lejuar, pasi argumentet që e ndalojnë atë janë më se të qarta.

Shikimi i filmave, në të cilët ka femra të zbuluara, është i ndaluar, sepse kjo gjë ndikon në shtimin e imoralitetit. Nga ana tjetër pjesa dërmuese e këtyre filmave trajtojnë tema me ndikim negativ për moralin e individit, në veçanti dhe shoqërisë, në përgjithësi.

Ibn Uthejmin


$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:21 am

130. BURRI NUK KA TË DREJTË TË PËRDORË PASURINË E GRUAS

Pyetje: A ka drejtë burri im që të më ndalojë t'i jap nënës sime nga pasuria që kam trashëguar nga babai im apo të veprojë si të dojë me pasurinë dhe rrogën time?

Përgjigje: Gruaja gëzon të drejtën e pronës dhe mund të bëjë ç'të dojë me pasurinë e saj: ajo mund ta falë atë, mund ta japë si lëmoshë, mund të lajë borxhet e saj, ndërsa i shoqi nuk ka të drejtë që ta ndalojë atë, përveçse nëse ajo vuan nga ndonjë sëmundje psikike, pasi në këtë rast ajo nuk është përgjegjëse për veprimet e saj. Gjithashtu, i shoqi nuk ka të drejtë që të përdorë pasurinë e saj pa lejen e saj.

Nëse shkuarja e gruas në punë bëhet shkak që ajo të mos jetë në gjendje të plotësojë, ashtu siç duhet, detyrat e saj ndaj të shoqit, atëherë ai ka të drejtë që të mos e lejojë atë të shkojë në punë.

Ibn Xhibrin

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga Sponsored content Today at 5:42 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 6 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi