Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Pytje Pergjigje KAPITULLI

Faqja 3 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 7:57 am

46. SEXHDJA E LEXIMIT TË KURANIT

Pyetje: A është e detyrueshme bërja e sexhdes, nëse lexoj ajetin e sexhdes?29

Përgjigje: Bërja e kësaj sexhdeje është sunet i fortë dhe nuk duhet të lihet as në kohët e ndaluara, siç është koha pas namazit të sabahut apo pas namazit të ikindisë, pasi ajo bëhet me shkak të caktuar.30 Ndaj, nëse dikush lexon ajetin e sexhdes, qoftë në namaz



apo jashtë tij, duhet të bëjë sexhde pa marrë parasysh se po lexon duke parë në Kuran, apo nga ç'ka mësuar përmendësh.

Bëria e kësaj sexhdeje nuk është e detyrueshme (vaxhib), ndaj muslimani nuk merr gjynah nëse nuk e bën atë. Transmetohet se një herë Umeri, ndërsa po mbante hytben hipur në minber31, lexoi ajetin e sexhdes në suren En-nahl, pastaj zbriti prej minberit dhe bëri sexhden. Xhumanë e ardhshme ai lexoi të nëjtin ajet, mirëpo nuk bëri sexhde. Pasi mbaroi, tha në praninë e të gjithë shokëve të Profetit:

"Allahu nuk na e ka bërë detyrë këtë sexhde, por e ka lënë në dëshirën tonë."

Gjithashtu, transmetohet se Zejd Ibn Thabit lexoi një prej ajeteve të sexhdes në prani të Profetit (paqja qoftë mbi të), por nuk bëri sexhde. Nëse sexhdja e leximit të Kuranit do të ishte e detyrueshme, Profeti (paqja qoftë mbi të) do ta kishte urdhëruar që ta bënte.

Ibn Uthejmin

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 7:57 am

58. SEXHDJA E LEXIMIT TE KURANIT DHE MBULIMI I TRUPIT

Pyetje: A lejohet që ta bëj sexhden e leximit të Kuranit, pa i mbuluar të gjitha pjesët e trupit që duhen të mbulohen gjatë namazit?

Përgjigje: Kjo sexhde lejohet të bëhet në çdo gjendje, d.m.th. edhe nëse nuk je mbuluar siç duhet, sepse, sipas mendimit më të saktë, ajo nuk konsiderohet si pjesë e namazit.

Ibn Xhibrini

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 7:57 am

48. DYSHIMI GJATË NAMAZIT

Pyetje: Në disa raste gjatë namazit, nuk jam e sigurtë nëse e kam thënë Fatihanë, apo jo, ndaj e lexoj atë për së dyti. A është e saktë kjo gjë apo duhet të bëj sexhden e harresës32?

Përgjigje: Gjatë faljes se namazit, ngacmimet e shejtanit shtohen shumë, ndaj shumë njerëz nuk janë të sigurtë nëse e kanë thënë Fatihanë apo suren pas saj, apo "Et-tehijatin", gjatë uljes. Për të shmangur të gjitha këto, muslimani duhet të përqendrohet sa më tepër që të jetë e mundur në namaz dhe të kujtojë se ndodhet para Allahut, Krijuesit të Qiejve dhe Tokës.

Sidoqoftë, nëse dikush është në dyshim nëse e ka lexuar Fatihanë apo jo dhe e di mirë se zakonisht nuk e harron atë, atëherë nuk është mirë që ta përsërisë. Megjithatë, nëse ai, për të qenë i sigurtë, e lexon për së dyti Fatihanë, nuk e ka për detyrë që të bëjë sexhden e harresës.

Ibn Xhibrini

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 7:57 am

49. VONIMI I JACISE

Pyetje: A lejohet vonimi i namazit të jacisë?

Përgjigje: Vonimi i namazit të jacisë deri në fundin e kohës së tij është diçka e mirë, mirëpo nëse ky vonim bëhet shkak për mosfaljen e namazit me xhemat në xhami, atëherë nuk është i lejueshëm. Përsa u përket grave, sa më vonë që ta falin namazin e jacisë në shtëpi, aq më mirë është, mirëpo nuk duhet ta vonojnë pas gjysmës së natës.

Ibn Uthejmin

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 7:58 am

50. PENDIMI I FSHIN GJYNAHET

Pyetje: Jam një vajzë 25-vjeçare. Që në fëmijëri e deri në moshën 21 vjeç nuk kam agjëruar e nuk jam falur asnjëherë për shkak të përtacisë e, megjithëse prindërit më këshillonin vazhdimisht, unë nuk ua vija veshin këshillave të tyre. Ç'duhet të bëj tani që më ka udhëzuar Allahu dhe jam penduar për çfarë kam bërë në të kaluarën?

Përgjigje: Pendimi i fshin të gjitha gjynahet e mëparshme, ndaj detyra jote është që të pendohesh sinqerisht dhe të vendosësh që t'i kryesh të gjitha adhurimet në mënyrën e duhur, duke i dhënë rëndësi namazeve sunete gjatë ditës dhe natës, agjërimit sunet, përmendjes së Allahut pa ndërprerje, leximit të Kuranit etj.

Ibn Xhibrini

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 7:58 am

51. VONIMI I NAMAZIT

Pyetje: A merr gjynahe ai person që e fal namazin e sabahut dy orë para namazit të drekës, duke patur parasysh se gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë në gjumë?

Përgjigje: Vonimi, pa arsye, i namazit nga koha e tij nuk është i lejuar. Gjumi nuk mund të jetë justifikim për këdo, sepse muslimani duhet të bjerë të flerë herët, ose të porosisë dikë që ta zgjojë në mënyrë që ta ngrihet e të falë namazin në kohë. Falja e namazit të sabahut pas lindjes së diellit, është tregues i mosdhënies rëndësi faljes së namazit në kohën e tij. Sido që të jetë, muslimani duhet ta falë namazin në kohën më të afërt; menjëherë sapo të kujtohet apo të zgjohet.

Ibn Xhibrini

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 7:58 am

52. NGACMIMET NE NAMAZ

Pyetje: Jam një grua që i zbatoj të gjitha detyrat me të cilat na ka ngarkuar Allahut, mirëpo gjatë namazit gaboj shumë, sepse më shkon mendja tek gjërat që më kanë ndodhur gjatë ditës dhe nuk mund t'i largoj këto ngacmime, vetëm nëse lexoj me zë. Çfarë më këshilloni të veproj në këtë rast?

Përgjigje: Problemi, për të cilin shqetësohet pyetësja, është një dukuri mjaft e përhapur tek shumë muslimanë, kjo për vetë shkakun sepse shejtani i shton ngacmimet e tij deri në atë gradë, saqë njeriu mund të mos mbajë mend se ç'ka thënë gjatë namazit. Profeti (paqja qoftë mbi të) na ka mësuar që, në të tilla raste, të pështyjmë tre herë nga ana e majtë dhe të themi: "Eudhu bilahi minesh-shejtani rraxhim."33 Nëse besimtari vepron kështu, ngacmimet e shejtanit do të largohen, me lejen e Allahut.

Kur muslimani fillon namazin, duhet të besojë dhe përfytyrojë se ndodhet para Allahut të Madhëruar dhe se po i drejtohet Atij me leximin e Kuranit dhe duave të ndryshme të namazit. Ai duhet të kujtojë shpërblimin që ka përgatitur Allahu për ata që e falin namazin me frikë e përulje, si dhe dënimin që ka përgatitur Ai, për ata që nuk e kryejnë namazin ashtu siç duhet.

Ibn Uthejmin


$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 7:58 am

53. FALJA E NAMAZIT PAS KALIMIT TË KOHES SË TIJ

Pyetje: Kur duhet të zëvendësohet namazi i jacisë, nëse më ka zënë gjumi dhe jam kujtuar vetëm pasi kam falur namazin e sabahut. A duhet ta fal bashkë me namazin e jacisë së ditës së ardhshme, apo ta fal menjëherë sapo të më kujtohet?

Përgjigje: Në një hadith të saktë Profeti (paqja qoftë mbi të) thotë:

"Nëse dikush nuk e fal namazin në kohën e tij për shkak të gjumit apo harresës, atëherë duhet ta falë menjëherë sapo t'i kujtohet. Kjo është mënyra e vetme për të kompesuar namazin e lënë..." {Trans. Buhariu dhe Muslimi}

Duke u bazuar në hadithin e mësipërm, nxjerrim si përfundim se namazi i lënë nuk duhet të vonohet deri në ditën e nesërme, por duhet të falet sa më shpejt që të jetë e mundur, madje edhe në kohën kur ndalohet falja e namazit.

Nëse dikush kujtohet për namazin e lënë (p.sh. drekën), kur nga koha e namazit pasues (ikindisë) ka mbetur aq kohë sa për të falur vetëm një namaz, atëherë, në fillim, duhet të falë namazin e kohës (ikindinë) e pastaj namazin e lënë.

Ibn Xhibrini

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 7:58 am

54. NDËRPRERJA E NAMAZIT

Pyetje: Nëse kujtohem gjatë namazit, se rrobat me të cilat po falem janë të papastra, a duhet ta ndërpres namazin dhe t'i ndërroj rrobat?

Përgjigje: Nëse dikush falet me rroba të papastra, duke e ditur këtë gjë, atëherë namazi i tij është i pavlefshëm; në të kundërt namazi i tij është i rregullt. Nëse kujtohet gjatë faljes së namazit, se rrobat e tij janë të papastra dhe ka mundësi që ta largojë papastërtinë me shpejtësi, atëherë mund ta vazhdojë namazin normalisht, pasi në një hadith të saktë transmetohet se Xhibrili lajmëroi Profetin (paqja qoftë mbi të), kur ky i fundit ishte duke u falur, se nallanet me të cilat po falej ishin të papastra, ndaj Ai i hoqi ato dhe nuk e ndërpreu namazin.

Nëse për të larguar papastërinë duhet të hiqen, fjala vjen pantallonat, kanatierja, të mbathurat apo diçka tjetër për heqjen e së cilës duhen bërë shumë lëvizje, atëherë duhet që, pasi të hiqet rroba e papastër, të fillohet namazi nga fillimi,.

Ibn Xhibrini

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 7:59 am

56. VITRI DHE NAMAZI I NATËS

Pyetje: A lejohet falja e vitrit para gjumit dhe a konsiderohet kjo falje prej namazit të natës, pasi, për shkak të lodhjes së ditës, nuk mund të zgjohem para namazit të sabahut?

Përgjigje: Në një hadith të saktë transmetohet se Profeti (paqja qoftë mbi të) e ka porositur Ebu Hurejren që ta falte vitrin para se të flinte, ndaj, nëse ti e di që nuk mund të zgjohesh para namazit të sabahut, atëherë mund ta falësh namazin e natës dhe vitrin para se të biesh për të fjetur, e pastaj, nëse zgjohesh para namazit sabahut dhe dëshiron të falesh përsëri, mund të falesh pa pasur nevojë që ta përsërisësh namazin e vitrit.

Ibn Uthejmin

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 7:59 am

KAPITULLI I AGJËRIMIT

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 7:59 am

23. NDËRPRERJA E MENSTRUACIONEVE DHE AGJËRIMI

Pyetje: Nëse menstruacionet ndërpriten menjëherë pas agimit, d.m.th. pas hyrjes së kohës së namazit të sabahut, a duhet ta agjëroj atë ditë? Nëse e agjëroj, a është i saktë agjërimi im, apo duhet të agjëroj një herë tjetër?

Përgjigje: Dijetarët kanë rënë dakort që, në këtë rast, gruaja duhet të agjërojë një ditë tjetër për të zëvendësuar agjërimin e asaj dite, ndërsa përsa i përket agjërimit të pjesës së mbetur të ditës, ata kanë shfaqur dy mendime të ndryshme:

1- Sipas mendimit mendimit të parë, gruaja duhet të agjërojë pjesën e mbetur të ditës dhe në të njëjtën kohë duhet ta kompesojë një herë tjetër agjërimin e asaj dite.

2- Sipas mendimit të dytë, ajo nuk duhet ta agjërojë pjesën e mbetur të asaj dite, sepse agjërimi i saj nuk është i saktë, për vetë faktin se në kohën e fillimit të agjërimit ajo nuk e ka pasur për detyrë agjërimin e asaj dite. Meqenëse agjërimi i saj nuk është i pranuar, atëherë vazhdimi i tij gjatë pjesës së mbetur të ditës është i pakuptimtë, sepse në fillimin e kohës ajo e kishte të ndaluar atë dhe në të njëjtën kohë dihet fare mirë se përkufizimi i agjërimit, në aspektin fetar, është: Lënia (për hir të Allahut) e ushqimeve, pijeve dhe marrëdhënieve seksuale nga agimi i ditës, deri në perëndimin e diellit.

Siç shihet, mendimi i dytë është më i saktë se i pari.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:00 am

24. DALJA E PIKAVE TË GJAKUT

Pyetje: A është i saktë agjërimi i asaj gruaje, nga e cila rrjedhin sasi të vogla pikash gjaku, gjatë gjithë muajit të Ramazanit?

Përgjigje: Agjërimi i saj është më se i saktë, pasi këto pika gjaku nuk janë prej gjakut të menstruacioneve, por dalin prej enëve të gjakut.

Sipas disa transmetimeve të sakta, kur u pyet për këtë gjë, Ali ibn Ebi Talib ka thënë se rrjedhja e gjakut në këtë mënyrë, është e ngjashme me rrjedhjen e gjakut nga hundët, d.m.th. ky gjak nuk është prej menstruacioneve.

Ibn Uthejmin

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:00 am

25. LARJA PAS AGIMIT

Pyetje: Nëse menstruacionet apo lehonia ndërpriten para agimit, d.m.th. para se të hyjë koha e namazit të sabahut, por gruaja nuk ka mundësi të lahet vetëm pas agimit, a është i saktë agjërimi i saj?

Përgjigje: Agjërimi i saj, në të dyja rastet, është i saktë, sepse rasti i saj është i ngjashëm me rastin e xhunubit, të cilin mund ta zërë ezani i sabahut pa u larë akoma. Allahu i Madhëruar thotë:

"E tani mund të kryeni marrëdhënie seksuale me gratë tuaja35 (gjatë netëve të Ramazanit) dhe kërkoni atë që ka caktuar Allahu për ju. Hani e pini deri sa të dallohet peu i bardhë (drita e mëngjesit) nga ai i ziu (errësita e natës) në agim." {2:187}

Pra, përderisa marrëdhëniet seksuale janë të lejuara deri në agim, sigurisht që larja nuk mund të bëhet vetëm pas agimit, d.m.th. pasi të hyjë koha e namazit të sabahut.

Po ashtu, Aishja thotë se:"Profeti (paqja qoftë mbi të) gdhihej xhunub dhe agjëronte." Pra, Profeti (paqja qoftë mbi të) lahej pas hyrjes së kohës së namazit të sabahut.

Ibn Uthejmin

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:00 am

26. ARDHJA E MENSTRUACIONEVE DHE AGJËRIMI

Pyetje: Nëse gruaja ndjen ardhjen e menstruacioneve, apo dhembjet e zakonshme pak para perëndimit të diellit, mirëpo rrjedhja e gjakut fillon pas perëndimit të tij, a është i saktë agjërimi i saj?

Përgjigje: Nëse rrjedhja e gjakut fillon pas perëndimit të diellit, atëherë agjërimi i saj është i saktë, pavarësisht nëse shenjat e ardhjes së menstruacioneve apo dhembjet e zakonshme të tyre fillojnë para perëndimit.

Ibn Uthejmin

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:00 am

27. GJAKU I MENSTRUACIONEVE

Pyetje: Nëse gruaja sheh se është duke i rrjedhur pak gjak, por nuk është e sigurtë nëse është gjak menstruacionesh, apo jo, a është i saktë agjërimi i saj?

Përgjigje: Agjërimi i saj është i saktë, sepse ajo konsiderohet e pastër derisa të sigurohet plotësisht se gjaku i dalë është i menstruacioneve.

Ibn Uthejmin


$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:00 am

29. NGRËNIA GJATË RAMAZANIT

Pyetje: Ai lejohet gruas me menstruacione apo lehonë që hajë e të pijë gjatë muajit të Ramazanit?

Përgjigje: Asaj i lejohet që të hajë e të pijë lirisht, por në të njëjtën kohë duhet të ruhet që të mos e shohin fëmijët e vegjël, sepse ata nuk e kuptojnë këtë gjë dhe mund të mendojnë së ajo po e prish agjërimin pa asnjë shkak.

Ibn Uthejmin

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:00 am

FUNDI I MENSTRUACIONEVE

Pyetje: A duhet të agjërojë gruaja, nëse në ditët e fundit të menstruacioneve të saj, para pastrimit, nuk është shfaqur akoma shenja e pastrimit, sekrecioni i bardhë?

Përgjigje: Ky sekrecion nuk shfaqet tek të gjitha gratë, ndaj ato gra që nuk e kanë zakon të shohin sekrecionin e bardhë,36 duhet të agjërojnë. Ndërsa ato gra, tek të cilat dalja e sekrecionit të bardhë

është prej zakonit të tyre, nuk duhet të agjërojnë derisa ta shohin atë.

Ibn Uthejmin

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:01 am

VONIMI I AGJËRIMIT TË DITËVE TË LËNA GJATË RAMAZANIT

Pyetje: Ç'duhet të bëjnë ato gra, të cilat i zë Ramazani pa plotësuar akoma agjërimin e ditëve të lëna nga Ramazani i kaluar?

Përgjigje: Këto gra duhet të pendohen sinqerisht për këtë vepër dhe të kërkojnë falje nga Allahu, sepse vonimi pa arsye i zëvendësimit të ditëve të lëna, deri në ardhjen e Ramazanit tjetër, është kategorikisht i ndaluar. Aishja, e shoqja e Profetit, thotë:

"Në disa raste, nuk kam pasur mundësi që t'i agjëroja ditët e lëna nga Ramazani, përveçse në Shaban."37

Sidoqoftë, ato duhet t'i zëvendësojnë ditët e lëna nga Ramazani i parë pas mbarimit të Ramazanit të dytë.

Ibn Uthejmin

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:01 am

KAPITULLI I XHENAZEVE

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:01 am

59. BURRI DHE GRUAJA MUND TA LAJNË NJËRI-TJETRIN PAS VDEKJES

Pyetje: Kemi dëgjuar se pas vdekjes së gruas, burrit të saj nuk i lejohet që ta shikojë apo ta lajë atë. A është e vërtetë kjo gjë?

Përgjigje: Është e lejuar si për burrin ashtu dhe për gruan që të lajnë apo të shikojnë njëri-tjetrin pas vdekjes, pasi është transmetuar se Esmaja bija e Umejsit ka larë burrin e saj, Ebu Bekrin, ndërsa Fatimja, vajza e Profetit (paqja qoftë mbi të), ka lënë porosi që, pas vdekjes, ta lajë i shoqi i saj, Aliu.

Ibn Bazi

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:01 am

60. PRITJA E NGUSHËLLIMEVE

Pyetje: Në vendin tonë është zakon që të mblidhen njerëzit në shtëpinë e të vdekurit, tre ditë rresht pas vdekjes së tij, për të lexuar disa pjesë të caktuara nga Kurani. A është e lejueshme kjo gjë?

Përgjigje: Grumbullimi në shtëpinë e të vdekurit për të ngrënë, për të lexuar Kuran, apo për t'u lutur për të vdekurin nuk është i lejuar, pasi të gjitha këto veprime nuk bazohen në asnjë argument të saktë, ndaj do të mjaftonte një lexim i përciptë librave të hadithit, për të kuptuar se këto zakone nuk kanë qenë të njohura

në kohën e tre gjeneratave të para të muslimanëve. Profeti (paqja qoftë mbi të) na ka mësuar që, në të tilla raste, muslimanët duhet t'i bëjnë vizita e familjes së të vdekurit për të ngushëlluar pjestarët e saj e për t'iu lutur Allahut që të mëshirojë të vdekurin e të lehtësojë dhembjen e të afërmëve të tij.

Kur Profetit (paqja qoftë mbi të) i erdhi lajmi i vrasjes së djalit të xhaxhait të tij, Xhaferrit dhe dy udhëheqësve të tjerë në një nga betejat e zhvilluara midis muslimanëve dhe romakëve, Ai bëri lutje për ta dhe nuk i grumbulloi shokët e tij e as nuk bëri drekë apo darkë, megjithëse ata ishin prej shove të tij më të mirë. E njëjta gjë ndodhi edhe kur vdiq Ebu Bekri apo kur u vranë Uthmani dhe Aliu; shokët e tyre nuk u mblodhën në një ditë të caktuar pas vdekjes së tyre, për t'u lutur apo për të lexuar Kuran për ta.

Është mirë që të afërmit e familjes së të vdekurit ose fqinjët, të përgatisin ushqim për familjen e tij dhe t'ua dërgojnë atyre, sepse kështu ka vepruar edhe Profeti (paqja qoftë mbi të), i cili, kur i erdhi lajmi i vrasjes së Xhaferrit, tha:

"Përgatisni ushqim për familjen e Xhaferrit, sepse ata tani janë të zënë me fatkeqësinë e tyre."

Xherir Ibn Abdullah, një prej shokëve të Profetit, ka thënë:"Grumbullimin tek familja e të vdekurit dhe pregatitjen e ushqimit pas varrimit, e konsideronim të ndaluar si vajtimin e të vdekurit." Dihet fare mirë se vajtimi i të vdekurit, d.m.th. qarja me zë të lartë, është i ndaluar, pasi janë transmetuar hadithe të saktë që e ndalojnë këtë gjë.38

Ibn Bazi

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:01 am

61. NGUSHËLLIMET NUK KANË KOHË TË CAKTUAR

Pyetje: A konsiderohet si bidat39 caktimi i tre ditëve për ngushëllimin e familjes së të vdekurit?

Përgjigje: Ngushëllimi i të afërmëve të të vdekurit është sunet, pasi ai ndihmon në lehtësimin e dhembjes së tyre dhe nuk ka ndryshim, nëse i vdekuri është foshnjë, apo i moshuar.

Fjalët, me të cilat ngushëllohet familja e të vdekurit, nuk janë të caktuara; në të tilla raste, nëse i vdekuri është musliman, mund të thuhet:"Allahu jua lehtësoftë dhembjen", "Allahu e mëshiroftë të vdekurin" e të tjera të ngjashme me këto. Nëse i vdekuri është jomusliman, atëherë nuk bëhet lutje për të, por ngushëllohen vetëm të afërmit e tij muslimanë, nëse ka, me fjalët e përmendura pak më sipër.

Koha apo ditët e ngushëllimeve nuk janë të caktuara. Ato mund të bëhen në çdo kohë, megjithatë, sa më shpejt të bëhen, aq më mirë është. Gjithashtu lejohet bërja e ngushëllimeve, pas kalimit të tre ditëve nga dita e vdekjes së të vdekurit pasi nuk ka ndonjë argument që ta ndalojë këtë gjë.

Ibn Bazi

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:02 am

62. VAJTIMI I TE VDEKURIT

Pyetje: Cili është vendimi i Islamit për ato gra, të cilat, në rast vdekjeje, vajtojnë me zë të lartë dhe godasin fytyrën me pëllëmbë?

Përgjigje: Goditja e fytyrës, grisja e rrobave dhe vajtimi në raste vdekjesh janë të ndaluara, sepse Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

"Nuk është prej nesh kush i bie fytyrës, gris rrobat dhe thërret në diçka që i përket kohës së injorancës (para Islamit)." {Trans. Buhariu dhe Muslimi}

"Unë jam i distancuar nga ato gra, të cilat prej hidhërimit vajtojnë me zë të lartë, presin flokët, apo grisin rrobat e tyre."

"Katër gjëra në popullin tim i përkasin kohës së injorancës, ndaj nuk janë të lejuara: mburrja me prejardhjen e familjes, sharja e prejardhjes së dikujt, kërkimi i shiut nëpërmjet yjeve40 dhe vajtimi i të vdekurit."

Për ato gra që vajtojnë me zë të lartë, Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë: "Nëse ajo grua që vajton nuk pendohet para se të vdesë, do të ringjallet Ditën e Kijametit e veshur me një fustan dhe këmishë prej katrani." {Trans. Muslimi}

Detyra e muslimanëve është që, në raste fatkeqësish, të bëjnë durim, të shpresojnë tek shpërblimi që ka përgatitur Allahu për ata që durojnë dhe njëkohësisht të pendohen e të largohen prej atyre gjërave që na ka ndaluar Profeti (paqja qoftë mbi të).

Allahu i Madhërur thotë:"Përgëzoji ata të cilët, kur u ndodh ndonjë fatkeqësi, bëjnë durim dhe thonë: Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi."{2:155}

Në një ajet tjetër, Allahu i Madhëruar thotë për të duruarit: "Atyre u takon bekimi dhe mëshira e Zotit tuaj e ata janë të udhëzuarit." {2:156}

Ibn Bazi

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:02 am

KAPITULLI I ZEKATIT

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga Sponsored content Today at 12:29 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi